Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka njoftuar se pjesëtarë të njësisë Speciale të Ndërhyrjes së Shpejt kanë përfunduar me sukses kursin 5 javor të SWAT, që drejtohet nga Programi i Ndihmës Antiterrorizëm i Sigurisë Diplomatike, shkruan Gazeta Express.
Ambasada shkruan se ky trajnim forcon bashkëpunimin e sigurisë mes SHBA-së dhe Kosovës dhe mban të sigurt Ambasadën e SHBA-së dhe dy vendet.
“Trajnimi juaj forcon bashkëpunimin e sigurisë SHBA-Kosovë dhe mban të sigurta Ambasadën e SHBA-së dhe vendet tona. Faleminderit për shërbimin dhe përkushtimin tuaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës./GazetaExpress/