Sport
Deklarata e kryebashkiakut tronditi Spanjën: Real Madridi mendoi se duke futur lojtarë me ngjyrë do të dominonin fizikisht
Demokracia
13:12 | 18 Prill 2025

Share:

Kryebashkiaku i Ourense, një qytet me 100,000 banorë, Gonzalo Perez Jacome tronditi Spanjën me konotacionet raciste që kishte.

Pasi Real Madridi u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Arsenali, Jacome është futur në rrjetin social ‘X’ dhe ka kritikuar ashpër zgjedhjen e përforcimeve të Klubit Mbretëror, që në vetvete nuk do të ishte skandaloze nëse nuk do të ishte ngjyra e lëkurës së tyre.

“Që Real Madridi të mendojë se duke nënshkruar me shumë lojtarë me ngjyrë ata do të ishin fizikisht dominues në ndeshje është sikur të mos kesh asnjë ide për futbollin apo atletikën”, ka shkruar Jacome.

Është e qartë se ai i referohej shumë lojtarëve me ngjyrë që janë shtyllat kryesore të Real Madridit, si Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Jude Bellingham, Kylian Mbappe, Antinio Rudiger…

Sigurisht që nuk ka kaluar shumë kohë që ai ka marrë shumë komente.

“Zot, si mund të votojë dikush për një person si ty? Duhet të hiqesh nga posti për shkak të racizmit”, “Përveç se deklarata jote është raciste, a e di se ata lojtarët me ngjyrë fituan Ligën e Kampionëve dhe La Liga sezonin e kaluar?”, “Mos fol marrëzira”, janë vetëm disa nga komentet që Jacome ka marrë. /Telegrafi/

Të ngjashme