Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion policor të enjten në mbrëmje në Graçanisë, që kishte cak një person të dyshuar për armë ilegale. I dyshuari u kap nga policia, ndërsa gjatë bastisjes u sekuestruan armë e municion.
Siç merr vesh Klankosova.tv. i dyshuari që u arrestua është Goran Perenic, të cilit iu kontrollua shtëpia në fshatin Dobrotin të Graçanicës.
Njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie, 50 fishekë dhe tri radio-lidhje.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje dhe brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të ushtrojë kërkesë për masën e paraburgimit.
Vërejtje: Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.