Lajme
Kadriaj: VV bojkotoi qëllimshëm, ndërprerja e seancës e jashtëligjshme
Demokracia
13:41 | 17 Prill 2025

Share:

Kuvendi i Kosovës do e shtyjë seancën konstituive për të shtunën.

Kryesuesi më i moshuar i Kuvendit i seancës konstituive, Avni Dehari, vendosi të shtyjë seancën pas 48-orësh.

Deputetja nga AAK, Time Kadriaj, ka thënë se kryesuesi Avni Dehari, ka kërkuar që të ‘‘formohet ndoshta edhe një komision tjetër ad hoc’’, gjë që është kundërshtuar një e gjë e tillë.

Ajo tha se ndërprerja e seancës është e jashtëligjshme.

“Ne sot ishim prezent, kërkuan konsultim për të blerë kohë, aty kërkuan formimin e një komisioni ad-hc dhe konstatuam se nuk ka pasur nevojë. Kemi prit që seanca të vazhdojë dhe të bëhet votimi i raportit. Kjo është antikushtetuese, antiligjore. Ai dëshiron për të blerë kohë sepse nuk i ka votat dhe po mundohet jashtëligjshëm. Qëllimshëm e bojkotuan”, tha ai.

Të ngjashme