Sport
Goditja me kokë i kushton shtrenjtë Diant Ramajt – rrezikon ndëshkim të rëndë, përmendet edhe burgu
Demokracia
20:52 | 16 Prill 2025

Share:

Portieri kosovar i Copenhagenit, Diant Ramaj, është denoncuar në polici për shkak të një goditjeje me kokë ndaj portierit rezervë të Brondbyt, Thomas Mikkelsen, pas humbjes 2-1 në derbin e Superligës së Danimarkës.

Incidenti ndodhi pas përfundimit të ndeshjes në “Parken Stadium”, ku Ramaj e kapi Mikkelsenin për fanellë dhe më pas e goditi me kokë, duke u ndëshkuar menjëherë me karton të kuq.

Në Danimarkë, rasti po cilësohet shkelje e mundshme penale. Politikani Soren Sondergaard ka kërkuar nga ministri i drejtësisë që të sqarojë nëse sulmet fizike ndërmjet lojtarëve mund të konsiderohen vepra penale. Ministria ende nuk ka komentuar.

Shembuj të ngjashëm në të kaluarën kanë përfunduar me dënime, përfshirë edhe burg me kusht. Mediumet në Danimarkë kanë dhënë disa shembuj kur një sportist është dënuar edhe me 20 ditë burg me kusht për sulm fizik.

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Danimarkës nuk ka marrë ende vendim për Ramajn. Por portieri i huazuar te Copenhageni nga Borussia Dortmundim und të pezullohet për më shumë se dy ndeshje.

Ramaj mund të dënohet edhe nga klubi danez. Por fillimisht te Copenghageni kanë thënë se janë në pritje të vendimit nga Komisioni Disiplinor. Trajneri i Copenhagenit, Jacob Neestrup, ka dënuar sulmin fizik të Ramajt.

Të ngjashme