Lajme
Gërxhaliu: Do të ketë prapë tentativë për ngritje të tarifave të energjisë elektrike
Demokracia
18:20 | 16 Prill 2025

Share:

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka folur rreth rreth efekteve ekonomike dhe sociale që mund ti ketë vendimi i ZRrE-së për ngritje të tarifave të energjisë prej 16.1%.

Ai ka thënë se pas kësaj ngritje të çmimit në një periudhë kohore do të ketë prapë tentativë për ngritje të tarifave nga ana e ZRrE-së.

Gërxhaliu ka thënë se nuk ka kurrfar lobimi kohëve të fundit që të shtohet prodhimi i energjisë.

“Derisa do të jesh i nvarur nga importi definitivisht do të ketë oscilime të energjisë elektrike, këtë po e dëshmojnë lëvizjet nëpër berza dhe kjo do të jetë një dëm i madh për qytetarët e Kosovës, jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe në aspektin social. Ndërsa në aspektin psikologjik flet fakti se askush nuk e përmend tentativën për të investu në kapacitete të reja prodhuese. Besoj që kjo është ndër problemet më të mëdha që do ta rëndoj edhe më tepër qytetarin e Kosovës”, ka thënë ai.

“Prandaj, të flitet për dëme qoftë në çmime, qoftë në konkurentshmëri, qoftë në aspektin e tregtisë ndërkombëtare vërtetë është utopike”, ka thënë Gërxhaliu në FIVE në RTV Dukagjini

Gërxhaliu ka thënë se rritja e çmimit të energjisë do të rritë edhe çmimet e tjera të tregut.

“Sot paralajmërohet se me këtë vendim [të ZRrE-së] një kilogram i bukës do të jetë nga 70 deri në 80 cent”.

Të ngjashme
Lajme • 19 Prill 2025
Lajme • 19 Prill 2025