Feronikeli 74 tashmë është zyrtarisht i rënë nga Superliga e Kosovës dhe sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.
Pas 29 ndeshjeve të zhvilluara, skuadra nga Drenasi ka arritur të grumbullojë vetëm 14 pikë, shumë larg zonës së shpëtimit.
Me shtatë ndeshje të mbetura, Feronikeli 74 nuk mund të kapë më as vendin e barazhit, pasi Dukagjini dhe Llapi kanë nga 36 pikë, duke e bërë të pamundur që skuadra të rikuperojë diferencën, edhe nëse do të fitonte të gjitha takimet e mbetura.
Kujtojmë se sezonin e kaluar, Feronikeli 74 e siguroi mbijetesën përmes një ndeshjeje play-off, ku mposhti Prishtinën e Re.
Por këtë herë, fati nuk ishte në anën e tyre dhe klubi i njohur do të rikthehet në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.