Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, e cila është edhe deputetja më e re në Kuvendin e Kosovës ku me ç’rast ishte bashkëudhëheqëse e seancës konstituive me deputetin e VV-së, Avni Dehari, ka folur për FrontOnline rreth zhvillimeve të reja që pritet me ndodhë.
Jashari ka thënë se kompetenca për këtë i takon deputetit Dehari dhe se sipas saj, ai është kompetent për tu përgjigjur se si do të veproj tutje.
”Këtë përgjigjie duhet me pritë nga deputeti më i vjetër. Ai e ka këtë detyrë për me e diskutu dhe me marr vendime për seancën. Jemi duke pritë. Ai e ka për obligim me u përgjigj” thotë ajo për FrontOnline.
Sipas saj, Dehari obligohet për të dhënë përgjigjie për këtë çështje.
”Obligohet zotëri Dehari për me dhënë përgjigjie, për me thirrë seancën” deklaroi deputetja Jashari e PDK-së.