Partia në pushtet, Vetëvendosje, po e mohon se kanë marrëveshje me Nismën.
E fundit që deklaroi kështu ishte deputetja/ministrja Albulena Haxhiu.
Ajo tha se nuk ka pasur as takime e as marrëveshje me Fatmir Limajn.
“Nuk kemi koalicion me NISMËN. As të shkruar e as të pashkruar sepse çfarëdo veprimi që e kemi ndërmarrë gjatë kësaj kohe ka qenë publik. Çfarëdo takimi që ka pasur z.Kurti e ka bërë publik. Nuk ka pasur takime, nuk ka koalicion, nuk kam informacione që takimi ka ndodhur dhe unë i besoj kryeministrit. Nuk ka marrëveshje as të shkruar e as të pashkruar. Jemi në diskutime, në konsultime dhe jemi optimistë që Qeveria do të bëhet”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka deklaruar se ende nuk është vendosur se kush në çfarë pozicioni do të jetë.
“Ende nuk kemi vendosur se kush ku do të jetë. Çfarëdo pozicioni që do të më ndahet, e kam vullnetin kudo që do të përcaktohem”, ka shtuar ajo.
Megjithatë, Haxhiu harron se ministri i Bujqësisë, Faton Peci, dje ka deklaruar se e kanë emrin, dhe e kanë pasur emrin, por që sërish nuk ka treguar kush është.
Në anën tjetër, pikërisht dje, Fatmir Limaj me dy deputetët e tij, votuan njëjtë sikur Vetëvendosje.
Fatmir Limaj, Arbëreshë Krasniqi dhe Xhevahire Izmaku, votuan për raportin e komisionit për verifikimin e mandateve.
Kjo si shenjë që potencialisht një marrëveshje në heshtje mes VV-së dhe Nismës, ekziston.
Një gjë e tillë, u evidentua edhe në faktin që Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj dje nuk biseduan në Kuvendin e Kosovës.
Media të ndryshme kanë raportuar jozrytarisht se Fatmir Limaj pritet të jetë kandidat për kryetar i Kuvendit.
Problemet me sigurimin e numrave u kapën edhe dje me mesazhe në Kuvend.
Elbert Krasniqi – A.K
Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian komunikonte me dikë me iniciale A.K rreth formimit të Qeverisë. Aty, ai kishte shkruar edhe se “4 vota Listës Serbe na votojnë Qeverinë” .
Po ashtu, Krasniqi pyeste nëse Vetoni, me shumë gjasë Veton Berisha është propozuar për ministër, dhe merrr përgjigje se “JO”, raporton Nacionale.
Tutje, ai shkruante se “nuk kemi marrëveshje për nënkryetar të Kuvendit”.
Më pas, Krasniqi i shkruan dikujt tjetër, dhe i thotë “KM”, me gjasë kryeministri Albin Kurti, “nuk po më përgjigjet”.
Megjithatë, më pas ish-ministri u njoftua nga një person nga Fushë Kosova, që mediat po ia xhirojnë telefonin.
Time Kadrijaj – Ramush Haradinaj
Në anën tjera, në disa pamje të kapura nga Nacionale, Time Kadrijaj e njofton Ramush Haradinajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës se si do të votojë opozita.
“Hajdeni mu nenshkru”
“LDK po votojka kunder”
“E PDK? “.
“Po i ves tash”.
Fikrim Damka
Derisa po fillonte seanca, edhe deputeti Fikrim Damka po komunikonte me dikë.
“Fidani le ta propozon zv/ministrin në Ministri të Mbrojtjes ose Shëndetësisë. Nënkryetare më mirë Emilja” – thuhej aty.
“Jo kryeministër, nuk e pranon” – thuhej tutje në këto mesazhe të “ATV”.