Lajme
Gruda: Me logjikën që po flet VV-ja, ne nesër e sjellim Bedri Hamzën i cili ka dhënë dorëheqje
Demokracia
21:47 | 15 Prill 2025

Share:

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, tha se nëse do të vepronin me logjikën e sotme të qeverisë në largim, atëherë ata mund ta sjellin në Kuvend Bedri Hamzë, i cili ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit.

“Mos t’e bastardojmë por me logjikën që po flet VV-ja, ne nesër e sjellim Bedri Hamzën i cili ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit. Kjo është balaitet.

Ky njeri [Kurti] u votu, por s’u votu mjaftueshëm për ta bërë qeverinë i vetëm. S’ka lënë vend për bashkëpunim, ta shohim si i vetëm çka po bën, pastaj vijmë ne.” – tha Gruda në “Pressing”.

Të ngjashme