Lajme
Vodhi kabllo, bojlerë e televizorë, Policisë i tha se i mori si kompensim për borxhin që ia kishte dikush
Demokracia
19:02 | 15 Prill 2025

Share:

Një person është arrestuar të martën në Zveçan, pasi dyshohet se në një shtëpi vodhi kabllo elektrike, tri kutia elektrike të metalta, dy bojlerë, dy televizorë dhe gjësende të tjera.

I dyshuari ka pranuar gjatë intervistimit në Polici se gjësendet i ka marrë si kompensim të një borxhi prej 600 euro që ia kishte ankuesi.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor Zveqan me datë 15.04.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, (H.B), 41 vjeç. Arrestimi është kryer mbi bazë të dyshimeve të arsyeshme dhe provave të siguruara që e lidhin të dyshuarin me rastin e raportuar, e i cili gjatë intervistimit e ka pranuar se e ka kryer veprën penale duke deklaruar se gjësendet i ka marrë si kompensim i një borgji në vlerë prej 600 € që ia kishte ankuesi”, njoftoi PK.

I dyshuari është liruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme