Lajme
Pak para se të nisë seanca, Veton Berisha shihet duke hyrë në Qeveri për takim me Kurtin
Demokracia
09:29 | 15 Prill 2025

Share:

Kryetari i Partisë Liberiane Egjiptiane, Veton Berisha, i cili fitoi një mandat në Kuvend, sot në mëngjes është parë duke hyrë në Qeveri për takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Takimi i tyre vjen pak para se të nisë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Berisha dje ka thënë se nuk e ka të përcaktuar nëse do t’ia japë votën Kurtit për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe të formimit të qeverisë.

“Për momentin, nuk e di a do të votoj apo jo sepse nuk kemi ndonjë propozim, i cili e dimë që do të vijë. Sigurisht që bazohemi dhe në personin dhe në marrëveshjen. Për momentin jemi ashtu siç kemi qenë… Kemi kontakte të vazhdueshme, po e diskutojmë dhe po i shohim mundësitë e një bashkëpunimi të mundshëm mes nesh. Nëse janë numrat kryhet, sepse është në mandatin e tij dhe ne e respektojmë Kushtetutën. Por, s’ka marrëveshje ende”, tha dje Berisha.

Të ngjashme