Lajme
Haziri: Nesër LDK nuk voton as për kryetar të kuvendit të propozuar nga VV
Demokracia
19:23 | 14 Prill 2025

Share:

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se në seancën konstitutive të nesërme LDK-ja nuk do të votojë as për kryetar të kuvendit që propzoohet nga Vetëvendosja dhe as për qeveri.

Qëndrimi i LDK-së, siguroi Haziri, “mbetet i pandryshuar”.

“Nuk ka votë as për Kuvend as për qeveri, ky është qëndrim i LDK-së. Sidoqoftë, GP i LDK-së do të diskutojë nesër në mëngjes për përgatitjet e fundit lidhur me rolin tonë në seancën e konstitutimit të kuvendit. LDK ka qëndrim të pandryshueshëm. Tash VV e ka të drejtën, dhe fundja ia njeh kushtetuta”, tha Haziri për Gazetën Blic.

Të ngjashme