Lajme
Arifi: Qeveria e Kosovës është në ‘vdekje klinike’ sa i përket procesit të njohjes
Demokracia
19:13 | 14 Prill 2025

Share:

Avni Arifi, ish ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe ka folur  për njohjen e Kosovës nga Sudani.

Ai ka thënë se njohja nga Sudani është një njohje shumë e rëndësishme për Kosovën.

“Vjen në një kohë shumë të përshtatshme kur faktikisht trendin apo rikthimin e momentumit të njohjeve pas Kenias që ka qenë po ashtu një njohje jashtëzakonisht me rëndësi e pasuar me Sudanin në kushte normale do të mund të krijonte një momentum të ri në procesin e njohjeve ndaj Kosovës dhe kjo ti shtyjë vendet që kanë qenë afër që potencialisht që Qeveria e Kosovës, Ministria e Jashtme në rast se ka qenë në bisedime të jetë shtysë e madhe për vendet që janë afër apo që janë hezituese me njoft Kosovën që me u shndërrua në një momentum të ri të njohjes së shtetit të Kosovës”.

“Është e mirëseardhur, në kohën e duhur dhe e then një lloj akulli që është kriju qe një kohë ku ai procesi i njohjeve është ndërlidh pak si tepër me procesin e dialogut”, ka thënë Arifi.

Ai ka folur edhe për meritat e sjelljeve të njohjeve të fundit për Kosovën duke shtuar se në kushte dhe rrethana normale kjo nuk do të duhej të ishte temë e diskutimit.

‘Kenia ndodhi me njohjen dhe konkretisht ishte zotëri Pacolli i cili ka punu kohë të gjatë, muj me thënë pesë, gjashtë vite në arritjen e njohjes së Kenias dhe shoqëria e qytetarët e Kosovës duhet ti jenë mirënjohës kontributit të zotëri Pacolli”.

“Natyrisht që Sudani është pa qartë se është meritë e presidentes Vjosa Osmani e cila në samitin që ishte në Stamboll ka ditur ti shfrytëzoj aleatët tanë, ka ditur ti bashkërendoj aktivitetet me aleatët tonë dhe u vërtetua ajo se ne sa herë kemi punuar me aleatët ngushtë, gjithmonë kemi pasur rezultate të mira”.

Ai tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës është në “vdekje klinike” sa i përket procesit të njohjeve të Kosovës.

“Jo vetëm njohjeve, por promovimit të Kosovës, imazhit të Kosovës. Me vite të tana Kosova, diplomacia e Kosovës, politika e jashtme e Kosovës është në një ‘vdekje klinike’”, ka thënë Arifi në FIVE në RTV Dukagjini

Të ngjashme