Për pak minuta, Katy Perry, Lauren Sanchez (e fejuara e manjatit Jeff Bezos), shkencëtarja Aisha Bowe, aktivistja Amanda Nguyen dhe producentja Kerianne Flynn, qëndruan në hapësirë në gravitet zero.
Katy Perry nuk u dëgjua shumë mirë në çastin kur ajo këndoi për pak sekonda në hapësirë, por është e qartë se udhëtimi i Blue Origin me gjashtë “yje astronaute” ka rezultuar i suksesshëm dhe gjithkush është shëndoshë e mirë.
Për pak minuta, Katy Perry, Lauren Sanchez (e fejuara e manjatit Jeff Bezos), shkencëtarja Aisha Bowe, aktivistja Amanda Nguyen dhe producentja Kerianne Flynn, qëndruan në hapësirë në gravitet zero.
Më pas, filloi kthimi i tyre në Tokë dhe gjithçka u krye me sukses.
Blue Origin ka kompletuar kështu një tjetër udhëtim të suksesshëm drejt hapësirës, në programin e tyre të veçantë për udhëtime turistike hapësinore.
Edhe pse nuk është i një kohëzgjatjeje shumë të madhe, nga britmat e pjesëmarrëseve në mision u duk qartë se adrenalina dhe emocioni ishin aty.
Në një pikë, një prej ekuipazhit u dëgjua të bërtiste: “Hëna? Ajo aty është Hëna jonë? E jashtëzakonshme”.
Kapsula, e formuar si një çajnik gjigant, ka zbritur në mes të shumë emocioneve nga ata që ishin në bord.
Zëri në radio i tha me rastin e uljes: “Urime dhe mirë se erdhët përsëri në Tokë”.
Pati duartrokitje dhe brohoritje mes spektatorëve. Të gjashtë gratë (njëra pjesë e ekipit të Blue Origin) duket se janë mirë.
Ato fundja sapo kryen fluturimin e jetës së tyre!