Sport
Ndërhyrja ‘horror’ e Kylian Mbappe që bëri që të ndëshkohet me karton të kuq
Demokracia
17:20 | 13 Prill 2025

Share:

Real Madridi pati një fillim të mbarë të ndeshjes ndaj Alavesit pasi morën avantazhin, por vetëm pak minuta më vonë, ata mbetën me 10 lojtarë në fushë.

Carlo Ancelotti kishte bërë disa rotacione për këtë ndeshje, ku emra si Jude Bellingham dhe Vinicius Junior ishin në bankën rezervë para ndeshjes së dytë ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Por mungesat e tyre patën pak rëndësi në fazat e hershme të sfidës, pasi Real Madridi mori epërsinë falë një goli të bukur nga Eduardo Camavinga.

Megjithatë, vetëm 10 minuta më vonë, Real Madridi mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Kylian Mbappe u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Cesar Soto Grado pas një ndërhyrje të tmerrshme ndaj Antonio Blancos.

Gjyqtari fillimisht e ndëshkoi francezin me karton të verdhë, por pas rishikimit në VAR ai nuk kishte dyshime se duhej të dhuronte karton të kuq.

Tani me një lojtar më pak në fushë, mbetet të shihet se a do të jenë në gjendje mysafirët të rezistojnë, apo Alavesi do të arrijë ta shfrytëzojë avantazhin numerik në fushë.

Të ngjashme