Lajme
Intervistohet deputeti i Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve më 2023
Demokracia
18:12 | 11 Prill 2025

Share:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Slavko Simiq, është intervistuar si i pandehur në lidhje me dyshimet për pjesëmarrje në sulmet ndaj gazetarëve gjatë protestave në Leposaviq më 16 qershor 2023.

Sipas prokurorisë, Simiq dyshohet se ka dhënë urdhra për sulmimin e gazetarëve që ishin në terren për të raportuar protestën kundër vizitës së ministrit, Elbert Krasniqi, i cili është aktualisht në detyrë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se i është marrë deklarata në cilësinë e të pandehurit personit me iniciale S.S., deputet i posa zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri S.S., dyshohet se me datë 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K., në Leposaviq, ka dhënë urdhër që të sulmohen gazetarët, dhe me këtë ka kryer veprën penale për të cilën është intervistuar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme