Lajme
Policia e Prokuroria nisin hetimet për zbardhjen e rastit të vdekjes së 26 vjeçares në Prishtinë
Demokracia
18:07 | 11 Prill 2025

Share:

Policia dhe Prokuroria kanë nisur tashmë hetimet për rastin e vdekjes së një gruaje në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.

Lajmin për GazetaBlic, e konfirmuan nga Policia e Kosovës, duke treguar se rreth orës 16:00 kanë marrë informacione se një person ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë të kryeqytetit.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që po bëhen të gjitha veprimet që do të ndihmonin në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 16:00,kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur.Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Të ngjashme