Lajme
Gjendje alarmante në kazermat e FSK-së, ish-deputeti publikon pamjet
Demokracia
17:39 | 11 Prill 2025

Share:

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Isak Shabani ka thënë se ushtarët e Kosovës po shërbejnë në mes të “mykut dhe papastërtisë”.

Ai ka publikuar pamjet e kazermës në Pomozetin, e cila është në gjendje katastrofike.

Shabani kritikoi Qeverinë e Kosovës për kushtet e mjerueshme në kazermë.

“Është e papranueshme që në vitin 2025, pjesëtarët e ushtrisë sonë të qëndrojnë në kushte që përbëjnë rrezik për shëndetin. Muret e përbaltura, pullazët që rrezikojnë të bien, dhe mungesa e pastërtisë bazike nuk janë vetëm turp institucional, por edhe një fyerje për ata që veshin uniformën me krenari”, tha Shabani.

Të ngjashme