Lajme
Sefaj kundër rritjes së rrymës: Vendimi i ZRrE-së është përpjekje për me na vjedh – do të protestojmë çdo javë
Demokracia
17:33 | 11 Prill 2025

Share:

Pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për rritjen mesatare prej 16.1% të çmimit të energjisë elektrike, ka ardhur një reagim nga përfaqësuesi i nismës qytetare “Asnjë cent më shumë”, sindikalisti Ali Sefaj.

Sefaj ka paralajmëruar veprime të vazhdueshme protestuese dhe ligjore kundër këtij vendimi.

Në emisionin FIVE në Dukagjini, Sefaj deklaroi se rritja e çmimit është një përpjekje e hapur për të dëmtuar qytetarët ekonomikisht dhe përpjekje për vjedhje.

“Kanë bërë përpjekje me na vjedh, ky është veç një përpjekje për arsye se ne kemi me i ndjek rrugët ligjore. Dhe do të protestojmë çdo javë në shesh, ndoshta më shumë se një herë në javë. Në rast se ata nuk do t’i thirrin arsyes. Dhe besojmë që Kuvendi i Kosovës do t’i thërras të deleguarit e tyre, që ia kanë huqur dhe nuk e kanë luajtur rolin e rregullatorit se s’e kanë mbrojtur interesin publik. Kjo thjesht është veç një tendencë për ë na vjedhur. Mirëpo unë besoj se kjo është veç një premtim, sepse për arsye do të mbetet në tentativë”, ka thënë Sefaj

Të ngjashme