Lajme
Hoti: Nëse VV dështon, obligimi për formim të Qeverisë i kalon PDK-së
Demokracia
15:26 | 11 Prill 2025

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për pakënaqësitë e tij në lidhje me rezultatin zgjedhor të LDK-së. Ai ka kërkuar reflektim të organeve të partisë, duke i shpallur zgjedhjet e brendshme partiake. Në një intervistë ekskluzive për gazetën Nacionale, Hoti ka thënë në LDK nuk ka vend për grupime apo fraskione.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, nuk është shprehur i kënaqur me rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Për këtë rezultat, ai ka kërkuar reflektim dhe përgjegjësi politike nga organet partiake.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën Nacionale, ish-kryeministri i Kosovës ka vlerësuar se reflektimi duhet të realizohet përmes një riorganizimi të LDK-së.

Ai ka treguar se ky riorganizim mund të bëhet vetëm përmes një procesi zgjedhor të brendshëm.

Sipas tij, ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës, transparent, statutar dhe vizionar.

Deputeti Hoti ka bërë me dije se LDK-ja duhet të veprojë ashti siç ka bërë në vitin 2021, pas zgjedhjet të shkurtit.

Duke folur për pakënaqësitë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të fundit, ai ka thënë se kritikat e tij nuk duhet të shihen si ambicie të tij personale.

Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për kritikat e zyrtarëve të LDK-së ndaj tij dhe qëndrimet e kësaj partie në raport më LVV-në dhe partitë opozitare.

”Ne jemi partia e tretë. Obligimin për formimin e institucioneve e ka partia e parë. Nëse ajo dështon, ky obligim i kalon partisë së dytë. Qytetarët nuk na ka kanë dhënë neve asnjërën nga këto përgjegjësi. LDK-ja obligimin primar duhet ta ketë reflektimin e brendshëm ndaj këtij rezultati zgjedhor. Për situata të tjera, duhet të mblidhemi si Kryesi dhe do t’i trajtojmë ato duke u udhëhequr nga interesi shtetëror i Kosovës” tha Hoti.

Të ngjashme