Lajme
Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës
Demokracia
14:42 | 11 Prill 2025

Share:

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e derivateve të naftës, bëjnë të ditur nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Benzina do të shitet më lirë për 2.5 denarë, ndërsa nafta për 2 denarë më lirë.

Nga data 12.04.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95      71,50 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98      74,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V)              64,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1)              64,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU                                     37,708 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 ulet për 2,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 si dhe të  EURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 2,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU, nuk ndryshon.

Të ngjashme