Lajme
Barometri për zgjedhjet në Shqipëri: PS-ja e Edi Ramës bindshëm e para
Demokracia
09:17 | 10 Prill 2025

Share:

Barometri i publikuar nga Euronews Albania ka zbuluar të mërkurën e 9 prillit disa prirje të votës dhe pëlqyeshmërisë së qytetarëve një muaj para zgjedhjeve të 11 majit.

Pyetjes se për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 40.6 për qind e qytetarëve kanë thënë se do të votonin Partinë Socialiste.

30 për qind e tyre do të votonin Koalicionin Aleanca Shqipëria Madhështore drejtuar nga Sali Berisha.

Ndërsa, 6.7 për qind e qytetarëve do të votonin Koalicionin Nisma -Shqipëria Bëhet, 4.4 për qind “Partia Mundësia” 1.8 për qind “Lëvizja Bashkë”.

Këtë prag prej 1.0 për qind e kalon për herë të parë edhe Koalicioni Euroatlantik, i Lulzim Bashës (1.1 për qind).

Ndërkohë 13.5% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje.

Pyetjes se cilin mendoni se është politikani më i përshtatshëm për të qenë kryeministri i vendit, 44 për qind i qëndrojnë zgjedhjes aktuale të Kryeministrisë, Edi Ramës.

Pas tij me radhë 22.9 për qind Sali Berisha, 9.9 për qind Adriatik Lapaj, 5.3 për qind Agron Shehajn, 1.9 për qind Arlind Qorin dhe 11.2 për qind janë përgjigjur nuk e di.

44 për qind e qytetarëve shprehen se Partia Socialiste është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin.

Lista ndiqet me 23.5 për qind nga Partia Demokratike dhe koalicioni saj, 9.5 për qind Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia 4.7 për qind, 1.8 për qind Lëvizja Bashkë, dhe 12.1 për qind janë përgjigjur nuk e di.

Anketimi për politikanin më të pëlqyer tregon se kryeministri Edi Rama ka shifrën më të lartë të mendimit pozitiv.

Kreu i qeverisë ndiqet nga liderët e partive të reja për pëlqyeshmëri si Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj.

Lista e plotë:               

Edi Rama, në matjen e tretë të Barometrit Euronews Albania, ka 51.9 për qind mendim pozitiv dhe 44.9 për qind mendim negativ.

Adriatik Lapaj renditet i dyti për mendimin pozitiv, me 36.9 për qind, 34.6 për qind mendim negativ dhe 28.5 për qind janë përgjigjur nuk e di.

Agron Shehaj renditet i treti, me 33.9 për qind që kanë mendim pozitiv, 38.2 për qind që kanë mendim negativ për të dhe 27.9 për qind janë përgjigjur nuk e di.

Më pas vjen Sali Berisha, 32.1 për qind mendim pozitiv për të dhe 63.1 për qind mendim negativ.

Arlind Qori, 25.2 për qind mendim pozitiv, 33.5 për qind mendim negativ dhe 41.3 për qind janë përgjigjur nuk e di.

Dashamir Shehi ka 24.3 për qind mendim pozitiv, mendim negativ 44.2 për qind dhe 31.5 për qind janë përgjigjur nuk e di.

Tom Doshi ka 22 për qind mendim pozitiv, 52.1 për qind mendim negativ dhe 25.9 për qind janë përgjigjur nuk e di.

Elena Kocaqi ka 15.2 për qind mendim pozitiv, 21.8 për qind mendim negativ dhe 63 për qind janë përgjigjur nuk e di.

Lulzim Basha 12.6 për qind mendim pozitiv, 78.3 për qind mendim negativ dhe 9.1 për qind janë përgjigjur nuk e di.

Kreshnik Osmani ka 7.9 për qind mendim pozitiv, 20.2 për qind mendim negativ dhe 71.9 për qind janë përgjigjur nuk e di.

Edmond Stojku ka 6.5 për qind mendim pozitiv, 22 për qind mendim negative dhe 71.5 për qind janë përgjigjur nuk e di.

Të ngjashme