Ambasada e Zvicrës në Kosovë, ka reaguar pas fitores së kombëtares së këtij shteti ndaj Francës me rezultat 5:4 pas penalltive.
Në një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës në Facebook, thuhet se shteti zviceran është krenarë për diversitetin e kombëtares, duke u përbërë nga futbollistë nga vendet e ndryshme.
Titullarë në këtë ndeshje luajtën futbollistët me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Ndërsa, nga banka rezervë hyri edhe Admir Mehmeti, i cili ishte edhe njëri nga futbollistët që shënoi nga penalltia.
Ambasada përmendi edhe faktin që Granit Xhaka u shpall “Futbollist i ndeshjes”.
“Zvicra është krenare për diversitetin e kombëtares! # Rezultatet më të mira në një Kampionat Evropian për Zvicrën ndonjëherë!
UEFA e shpërblen Granit Xhakën me çmimin lojtari i ndeshjes. Faleminderit Kosovë për përkrahjen!”, thuhet në postimin e Ambasadës. /Demokracia.com/