Sport
Juventusi do t’i largojë tre sulmues, ka listën gati për afrimet në afatin kalimtar veror
Demokracia
22:38 | 09 Prill 2025

Share:

Juventusi  është nisur në kërkim të zgjidhjeve të reja në sulm. Mediat italiane raportojnë se polaku Arkadiusz Milik, i cili nuk ka luajtur fare këtë sezon për shkak të një dëmtimi në gju, do të largohet nga klubi në fund të sezonit dhe me shumë gjasa edhe Dusan Vlahovic.

Duhet pasur parasysh se po ashtu edhe Randal Kolo Muani, do të kthehet te PSG, Juventusi do të futet në treg për dy sulmues minimalisht dhe për këtë gjë ka krijuar një listë me disa emra.

Objektivi kryesor i “Zonjës së Vjetër” është lojtari i kombëtares nigeriane Victor Osimhen, i cili në fund të këtij sezoni po rikthehet te Napoli nga huazimi i tij te Galatasaray.  

Osimhen ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh për skuadrat jashtë Italisë, ndaj spekulohet se Juventusi do të përballet me një betejë të vështirë për të nënshkruar me 26-vjeçarin nigerian. 

Përmendet gjithashtu sulmuesi i RB Leipzig, Benjamin Sesko dhe ata të Manchester United, Joshua Zirkzee dhe Rasmus Hojlund, të cilët tashmë kanë luajtur në Serie A.  

Juventus gjithashtu ka tre italianë në radarin e tij – Mateo Retegui, Gianluca Scamacca dhe Lorenzo Lucca.  

Juventus aktualisht është në vendin e pestë me 56 pikë, 12 më pak se Interi.

Të ngjashme