Lajme
Lushaku pasi LDK i refuzoi ftesën për takim: I çuam mesazh Kurtit se çka është gabim në politikë
Demokracia
22:01 | 08 Prill 2025

Share:

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka sqaruar arsyetimin e partisë së saj për refuzimin e ftesës nga kryeministri Albin Kurti për një takim paszgjedhor, duke theksuar se ky vendim është një mesazh i qartë politik për dënimin e përçarjes dhe gjuhës fyese të përdorur nga Vetëvendosje gjatë qeverisjes së kaluar.

“Vendimi jonë për të mos shkuar në takim me Kurtin, nuk duhet të shihet si e shkoqitur nga çfarë ka ndodhur para dhe pas fushatës.

Këtu me të drejtë Abdixhiku e theksoi dhe riktheksoi fjalën që ka të bëjë me dinjitetin, fyerjet dhe përçarjet – sepse VV ka përçarë përgjatë katër viteve të kaluara në mënyrë që të sundojë.

Me asnjë kusht nuk duhet ta fyejmë njëri-tjetrin, ko është gjuhë e denueshme,

Me këtë letër i kemi çuar mesazh Kurtit se çka është gabim në politik.” – tha ajo në “Rubikon”.

Të ngjashme