Lajme
Kështu ndahen ulëset në Kuvendin e Kosovës
Demokracia
13:18 | 08 Prill 2025

Share:

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas mbledhjes së mbajtur me përfaqësuesit e subjekteve politike për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Konjufca ka treguar se gjatë këtij takimi janë cakutuar ulëset e partive politike në Kuvend.

“Në këtë mbledhje caktohen ulëset e partive politike të prezantuar në Kuvendin e Kosovës  dhe së bashku me ta e diskutova skenarin për mbajtjen e mbledhjes e cila e themelon legjislaturën  e 9-të të Kuvendin tonë. Këtu bëhen të gjitha në bazë të rezultateve të cilat I ka certifikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjithçka shkoj mirë  u caktuan ulëset  nuk ka ndryshim shumë të madhë sa I përketë ulëseve në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai .

Ai ka treguar se ulëset janë të njejta si në legjislaturën e 8-të me pak ndryshime të vogla.

“Në mes ulet partia me më së shumti ulëse në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje. Dy krahët e Kuvendit ku krahu i majtë dhe krahu i djathë janë siç kanë qenë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),  dhe pakicat  janë me ulëset të njejta”, tha ai.

Të ngjashme