Lajme
Konjufca tregon pse Kurti e zbuti gjuhën ndaj atyre që i quajti “hajvanë”
Demokracia
13:15 | 08 Prill 2025

Share:

Kryeparlamentari Glauk Konjufca e ka adresuar letrën e Albin Kurtit drejtuar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, duke thënë se në fund të fundit, pavarësisht gjuhës së fushatës, interesat e shtetit vendosen përpara.

“Sa i përket letrës, me sa kam njohuri unë, i është drejtuar nga ana e kryeministrit vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës, kurse gjuhën që do ta përdorim, gjithmonë do të jetë një gjuhë e bashkëpunimit, e partneritetit, sepse ju mund ta merrni parasysh, mund ta merrni me mend, tensionet dhe polarizimet e mëdha që ndodhin gjatë fushatës e të cilat i kemi pasur edhe gjatë legjislaturës së tetë, por në fund të fundit të gjithë zgjohemi një mëngjes e shohim cili është rezultati i zgjedhjeve dhe e kuptojmë që politika nuk ndërtohet mbi urrejtjen dhe dashurinë, nuk është as urrejtje, as dashuri politika – politika është me i kuptu interesat por interesat të cilat i përfaqësojmë nuk janë tonat personale – janë të Republikës së Kosovës”.

“Ne interesat kemi dalë këtu me i përfaqësu të Kosovës, e kur jemi te interesat e shtetit, interesat e Republikës, nuk ka asnjë prej shprehjeve që i përdore ti [gazetares]. Këtu është vetëm bashkëpunimi, është pëprjekja me e cu Kosovën përpara së bashku, sepse veç e veç nuk kemi mundësi, dhe demokracia e politika e kërkon pikërisht këtë që duke u bërë bashkë, të lidhen forcat dhe të vijë deri te një doktrinë e përbashkët e përfaqësimit të interesave tona shtetërore”, tha ai.

Konjufca tha se edhe partitë kanë përdorur gjuhë të rëndë, madje edhe ndaj tij personalisht, porse atij nuk i ka mbetur hatri.

Të ngjashme