Lajme
Po udhëtonte me vajzën 9-vjeçare, 45-vjeçarja shqiptare vdes në aksident në Itali
Demokracia
12:43 | 08 Prill 2025

Share:

Një aksident tragjik ndodhi të hënën në Milano të Italisë ku humbi jetën 45-vjeçarja shqiptare Dorina Bardhi.

Ajo ishte duke udhëtuar me makinë bashkë me vajzën e saj 9-vjeçare kur u përplas me një kamion.

Vogëlushja u dërgua me helikopter në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti ndodhi në Pozzuolo Martesana pasditen e së hënës. Gruaja po udhëtonte në bordin e një Opeli që u përplas me një kamion përgjatë Cassanese në lartësinë e Cascina Piola, në pjesën lindore të Milanos.

Dinamika e saktë e aksidentit po hetohet nga policia lokale e Pozzuolos, e cila ka ndërhyrë në vendngjarje për të kryer hetimet.

Sipas rikonstruksionit, makina që drejtohej nga 45-vjeçari po shkonte në drejtim të Pozzuolos, ndërsa kamioni po lëvizte në korsinë e kundërt, në drejtim të Melzos.

Sipas asaj që ka dalë deri më tani, automjeti tip Opel Corsa për arsyet që po konstatohen aktualisht ka humbur kontrollin dhe është kthyer në korsinë e kundërt ku në moment po afrohej kamioni.

Më pas goditja, e dhunshme, dhe makina përfundoi jashtë rrugës.

Qendra operative 118 dërgoi në vendngjarje dy autoambulanca, një makinë mjekësore dhe një helikopter shpëtimi. Nuk mund të bëhej asgjë për gruan: shpëtimtarët nuk mund të bënin gjë tjetër veçse konfirmonin vdekjen e saj.

/Euronews Albania

Të ngjashme