ShowBiz
Garon me Laert Vasilin, Egli Tako rendit arsyet se përse meriton të jetë në finale
Demokracia
08:10 | 08 Prill 2025

Share:

Egli Tako dhe Laert Vasili kanë qëndruar përpara banorëve për t’i bindur se përse meritojnë finalen.

Banorja ka renditur arsyet se përse meriton të jetë në finale dhe se si ka qenë kjo garë për të.

Ajo thekson se nuk ka luajtur në asnjë moment dhe se nuk ka patur strategji për BBVA.

Foto: Screenshot/Instagram

“Së pari një herë mendoj se e meritoj finalen sepse më vjen turp të jem në finale, kjo është arsyeja parësore. Sepse të jesh në finale të gjithë do të komentojnë se ke bërë një lojë, ke bërë lojë të fortë. Dhe për mua asnjë ditë këtu e jetës time nuk ka qenë lojë”, u shpreh ajo.

Më tej theksoi: “Njësoj si Laerti, edhe unë nuk jam studiuese e madhe e këtij formati kam ndjekur aty këtu Primet e edicioneve të kaluara. Kam njohur personazhet vetëm kaq. Në aspekt tjetër nuk kam studiuar asnjë lojë këtu brenda”.

Egli duhet theksuar se është në garë me Laert Vasilin për t’u shpallur finalisti i dytë i këtij edicioni.

Mbetet për t’u parë në spektaklin e së martës se kush prej tyre do të shkojë në finale.

Të ngjashme