Sport
Man Utd vendos përfundimisht për Garnachon, ia cakton edhe çmimin argjentinasit
Demokracia
12:33 | 30 Mars 2025

Share:

Alejandro Garnacho do të largohet nga Manchester United pas pesë viteve qëndrim në Old Traford.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua klubit anglez në Akademi në vitin 2020, derisa po kalon sezonin e tretë në ekipin e parë.

Por ardhja e teknikut portugez Ruben Amorim ka bërë që gjasat e Garnachos për qëndrim në Old Traford të zbehen.

Amorim nuk e ka në plane anësorin argjentinas dhe i ka bërë të qartë që të gjej një skuadër të re.

Manchester United janë të vendosur për shitjen e Garnachos, por vetëm nëse vije një ofertë prej 60 milionë eurove, transmeton telegrafi.

Atletico Madrid mbetet favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij, pasi mes klubit spanjoll dhe lojtarit ka një marrëveshje.

Gjithsesi Djajtë e Kuq duan ofertën e duhur për ta lënë të lirë yllin e tyre dhe në verë presin që sërish Chelsea dhe Napoli të rikthehen në garë për argjentinasin.

20-vjeçari ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare deri më tani me fanellën e United në të gjitha garat, derisa ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

Të ngjashme