Projektet muzikore nuk kanë të ndalur nga këngëtarja Elvana Gjata.
Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se do të publikojë një këngë të re, por nuk ka treguar ditën dhe orën kur do të dalë kënga e saj.
Por kësaj radhe, Elvana është e saktë me një tur të koncerteve që pritet ta zhvillojë në ShBA.
Ajo nga 4 deri më 14 prill do të mbajë koncerte në qytete të ndryshme amerikane. /Klankosova.tv