Lajme
“Edhe trotuaret me asfalt”- Kritikohet Alban Hyseni i VV-së për asfaltin në Gjilan
Demokracia
18:39 | 25 Mars 2025

Share:

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka marrë kritika për shtrimin e asfaltit në këtë komunë.

Lulzim Behxheti, ish-kandidat për kryetar të kësaj komune nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shpërndarë fotografi ku shihet se është shtruar asfalt edhe në pjesën e trotuarit.

Reagimi i tij:

Gilani, nona e asfalltit.

Qysh bre maneken na mashtrove per Gilanin e gjelbert? Ti bre si gjal i ri, kishe je pak ma i kthjellt se ata qert, amo se naj bon edhe trotoaret asfallt, tybe se kisha kujtue qe e bon.

S’ki ti faj, se zarfat ti mshelen syt.

Qitash kur t’bjen shi kena mu knaq.

Të ngjashme