Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se ka rrëzuar 227 dronë ukrainas të lëshuar siç thanë, në prag të bisedimeve midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Arabinë Saudite.
Raportohet se ky është një numër dukshëm më i madh dronësh sesa zakonisht lëshohen nga Kievi, raporton Sky News.
Muajin e kaluar, një natë përpara se delegacionet amerikane dhe ukrainase të takoheshin për bisedimet e paqes në Jeddah, Kievi nisi sulmin e tij më të madh ndonjëherë me dron, me Rusinë që raportoi se kishte rrëzuar 343 dronë mbi pjesë të ndryshme të vendit.