Sport
Manchester United duhet ta shesë Pogban, ndryshe e humb me parametra zero
Demokracia
14:18 | 03 Shkurt 2021

Share:

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba është në vitin e fundit të kontratës së tij me “Djajtë e kuq” dhe ende nuk ka sinjale se ai mund ta vazhdojë atë, transmeton Demokracia.com.

Mesfushori francez në një intervistë për BT Sport, ka thënë se është i lumtur te Unitedi, por që ende nuk e ka vazhduar atë.

“Këtu jam me kontratë dhe po e shijoj këtë fanellë. Mua më ka mbetur edhe një vit në kontratë dhe sigurisht që do të flasë me drejtues dhe të shoh se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Pogba.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe vëllai u Pogbas, Mathias duke e paralajmëruar Manchester United se duhet të shesin Pogban nëse duan të përfitojnë financiarisht, ndryshe ai mund të largohet me shifrat zero.

Lojtari francez mbrëmë u la në stol nga trajneri Solskjaer në fitoren spektakolare ndaj Southampton me rezultat 9:0.

Gjithsesi ai pritet të kthehet në formacionin bazë në fundjavë në ballafaqimin me Evertonin. /Demokracia.com

Të ngjashme