Sport
Bayern Munich fiton bindshëm derbin gjerman në Ligën e Kampionëve, bën hap të madh drejt çerekfinales
Demokracia
23:03 | 05 Mars 2025

Share:

Bayern Munich e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Bayer Leverkusen me rezultat 3-0 në kuadër të 1/8 të Ligës së Kampionëve. 

Kjo ndeshje nisi në mënyrën më të mirë për bavarezët që arritën të shënon në rastin e parë. 

Harry Kane përfitoi bukur nga një pasim i Michael Olise për të shënuar për 1-0 në minutën e nëntë. 

Image

Jeremie Frimpong  kishte rast të barazonte shifrat, ndërsa Jamal Musiala dhe Kingsley Coman për të shtuar epërsinë e bavarezëve, por të dyja palët nuk gjetën rrjetën. 

Me të filluar pjesa e dytë, Jamal Musiala arriti të shënojë për 2-0, duke i dhënë rrugë fitores së Bayern Munich. 

Image

Gjërat u përkeqësuan për Bayer Leverkusen, kur Nordi Mukiele u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 63-të. 

Në minutën e 73-të, Bayern Munich fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Harry Kane që shënoi për 3-0. 

Image

Granit Xhaka luajti në këtë humbje 81 minuta për të zëvendësuar pastaj nga Xabi Alonso. 

Me këtë fitore të thellë Bayern Munich ka bërë hap të madh për të kaluar tutje, pasi Bayer Leverkusenit i duhet punë për ta kthyer rezultatin.

Të ngjashme