Skuadra e Real Madridit arriti fitore 2:1 në ndeshjen e parë të UEFA Champions League në fazën e 1/8 së finales ndaj Atletico Madridit në “Santiago Bernabeu”.
Golin e fitores për ekipin e Carlo Ancelottit e shënoi marokjeni, Brahim Diaz, shkruan indeksonline
Pikërisht ky gol ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale. Madje një eksperti i referimit, Pavil Fernandes thotë se goli i Diazit nuk është dashur të pranohet.
Sipas Fernandesit, bashkëlojtari i Diazit, Vinicius Jr kishte bllokuar pamjen e Jan Oblakit dhe kjo duhej të ishte një pozitë jashtë-loje.
“Goli i Brahim Diazit është dashur të anulohet, kjo pasi Vinicius Jr është afër portierit të Atletico Madridit, duke ia penguar pamjen”, u shpreh Pavil Fernandes.
Kujtojmë që ndeshja kthyese zhvillohet javën tjetër në stadiumin “Metropolitano”.