ShowBiz
Vëllai i Unikkatilit dyshohet se humbi jetën nga mbi doza
Demokracia
20:08 | 02 Mars 2025

Share:

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria të Prishtinës. Siç ka mësuar Nacionale, dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e mbi dozes.

Gazeta “Paparaci”, duke cituar burime të saj, ka raportuar se personi i ndjeri është Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur Viktor Palokaj, i njohur si “Unikkatil”.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, thanë nga Policia e Kosovës për “Nacionale”.

Të ngjashme