Sport
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria – Vëllaznimi, tifozët futen në fushë
Demokracia
16:21 | 23 Shkurt 2025

Share:

Liria dhe Vëllaznimi kanë luajtur derbin e javës në Grupin A të Ligës së Parë.

Ka qenë një atmosferë e jashtëzakonshme gjatë gjithë ndeshjes, por jo edhe pas saj.

Liria triumfoi me rezultat minimal 1-0 falë golit nga Ardian Nikqi në minutën e 51-të.

Megjithatë në fund të ndeshjes ka pasur skena të dhunshme dhe aspak të hijshme.

Tifozët vendas janë futur në fushë duke tentuar t’i sulmojnë lojtarët mysafirë ku u shkaktua tollovi e madhe.

Policia e Kosovës ka intervenuar për t’i qetësuar gjërat dhe hijeshia e këtij derbi u prish në fund.

Të ngjashme