Këngëtari Freskim Rama, i njohur me nofkën e re artistike Kimi, është takuar me artisten botërore, Rihanna.
Ishte vetë Kimi ai i cili e ka publikuar në Instagram një foto ku shihet krah këngëtares Rihanna.
“Shumë i lumtur që të shoh, të dua vajzë”, ka shkruar ai.
Kimi është një nga emrat shqiptarë që përtej oqeanit po tenton të depërtojë në industrinë e muzikës.