Sport
Marmoushi i Cityt me hat-trick ndaj Newcastle në pjesën e parë
Demokracia
16:57 | 15 Shkurt 2025

Share:

Manchester City po e mposht me rezultat të thellë prej 3-0 Newcastle në pjesën e parë.

Për 14 minuta, Marmoush shënoi hat-trick, ku golin e parë e shënoi në minutën e 19-të të takimi.

E, pesë minuta më vonë, egjiptiani e shënoi edhe golin e dytë, pas një asistimit të Gundogan, njofton klankosova.

Ndërsa, hat-trickun e kompletoi në minutën e 33-të të ballafaqimit, ku Marmoush realizoi pas asistimit të Savinhos.

City po e mposht Newcastlen pas humbjes turpëruese ndaj Real Madridit në Champions League, ku pavarësisht se ishin dy herë duke fituar, “Mbretërit” në fund përmbysën rezultatin në “Etihad”.

Të ngjashme