Auto&Tech
Cristiano Ronaldo thyen tjetër rekord por këtë herë nuk ka lidhje me futbollin
Demokracia
16:54 | 21 Qershor 2021

Share:

Cristiano Ronaldo të premten u bë personi i parë që arriti 300 milionë ndjekës në Instagram.

Edhe me ekipin kombëtar të Portugalisë, arritjet e Ronaldos sa shkojnë e rriten.

36-vjeçari është lojtari më i mirë i vendit me 106 gola të shënuara gjatë karrierës së tij.

Një studim i vitit të kaluar tregoi se çdo postim i sponsorizuar në llogarinë e Ronaldos vlen afro 900 mijë euro.

Të ardhurat e tij arritën në 48 milionë euro vetëm për fotot e ngarkuara në rrjetin social të lartpërmendur, një shumë që e tejkalon pagën e tij te Juventusi.

Të ngjashme