Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, sikur u hatëruan me rregulloren e Vëllait të Madh.
Ata dëshironin që ta vazhdonin sonte festën e Vitit të Ri, deri kur zbardh dita.
E në bisedë e sipër rreth kësaj teme, Sara e përmendi befasinë Driloni e pati në shtëpi.
“Sa me fat që je, meqë fole me familjen”, i tha Sara, Drilonit.
Nga ana tjetër, ky i fundit u shpreh se ende nuk po e beson se diçka e tillë i ndodhi.