ShowBiz
Flamuri kuqezi shihet në një episod të sezonit të dytë të Squid Game
Demokracia
10:11 | 31 Dhjetor 2024

Share:

Sezoni i dytë i Squid Game siç edhe ishte parashikuar është bërë viral kudo në rrjetet sociale, duke marrë parasysh ndikimin e jashtëzakonshëm që kishte në sezonin e parë.

Ishte pritur për një kohë të gjatë, dhe tashmë episodat e rinj mund t’i shikoni në platformën e Netflix.

Ky sezon ishte karakterizuar me plot dinamika, dhe ngjarje dramatike të cilat mbanin shikuesit në ankth gjatë gjithë kohës se çfarë po ndodh. Por, ajo që po ashtu çfarë e bëri edhe më të veçantë, ishte një detaj të cilët e kapën ndjekësit shqiptarë të serialit.

Në njërën prej sfidave ku lojtarët u përfshinë në sezonin e dytë, është parë flamuri i Shqipërisë. Në mesin e shumtë të flamurave, aty valonte edhe flamuri kuqezi.Fansat e serialit e kanë shkëputur pikërisht këtë pjesë dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

Episodi në të cilin shihet flamuri kuqezi është i katërti i cili titullohet Six Legs apo Gjashtë Këmbët.

Të ngjashme