ShowBiz
Xhuli Nura flet për të dashurin e ri në Big Brother: Më kënaqi
Demokracia
16:18 | 18 Dhjetor 2024

Share:

Ish-banorja Xhuli Nura ka qenë ditën e djeshme (e martë) në Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo ishte brenda për t’iu gatuar pite konkurrentëve të këtij formati, derisa qëndroi me ta për disa orë.

E njëjta nuk la pa përmendur edhe të dashurin e saj të ri, djaloshin që jeton në Zvicër, Gerti Beqirajn.

Foto: Screenshot/Instagram

Modelja bën me dije se tashmë ka një të dashur dhe se është nga Rugova, por që jeton në Zvicër.

“O Gert, do të thotë hera e parë publikisht që po them se e kam të dashur se boll jeni munduar. Është i Rugovës. Mbiemrin Beqiraj. Normal që e dua. Jeton në Zvicër”, u shpreh ajo.

Tutje Xhuli theksoi: “Jam në lidhje e kam Gertin mashallah. O Zot sa i mirë. Më kënaqi. Dashuri krejt”.

Bukuroshja gjatë kohës që ishte në Big Brother ka qenë një nga emrat më të komentuar.

Të ngjashme