ShowBiz
Blero ngacmon fansat, lë të dyshohet për një lidhje të re
Demokracia
12:09 | 10 Dhjetor 2024

Share:

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, është tejet aktiv dhe mjaft i komentuar në shtypin rozë.

E kjo më shumë për shkak të jetës së tij personale, pasi ngacmon vazhdimisht ndjekësit.

Një postim të tillë e ka bërë edhe së fundmi, gjersa ka lënë të dyshohet për një lidhje të re.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti ka postuar një video në InstaStory, ku pranë shihet një vajzë misterioze, të cilën e zbulon pak.

“T’kom prit”, ka shkruar ai që nënkuptohet se po vjen edhe me një projekt të ri muzikor.

Megjithëse, nuk dihet nëse vajza në fjalë është pjesë e videoklipit apo Blero tashmë u bë me të dashur të re.

Kjo do të mësohet ditëve në vijim, për të vërtetën e fotografisë që trazoi rrjetin.

Të ngjashme