Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është fotografuar duke ecur në rrugët e kryeqytetit boshnjak, Sarajevës, me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn.
Bashkë me Berishajn dhe të tjerët, Kurti ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në kujtim të 1,601 fëmijëve të vrarë nga forcat serbe gjatë rrethimit të qytetit të Sarajevës gjatë veve 1992 – 1996, shkruan Demokracia.com
Kurti, është treguar i pakujdesshëm kur mori me vete ambasadorin Berishaj, i cili ka pranuar qindra-mijëra euro pagesa nga kryeqyteti i Serbisë, Begradi, nga ku u urdhëruan edhe vrasjet e fëmjëve në kujtim të të cilëve ai vendosi “lule të freskëta”.
Ashtu si për boshnjakët, edhe për shqiptarët në Kosovë, Beogradi është emri i kryeqytetit që lidhet me projektimin e politikave shtypëse, shfarosëse e gjenocidale, që kulmuan luftën e fundit në Kosovë, 1998 – 1999.
Lexo më shumë:
MBROTJA E MARTIN BERISHAJT NGA KURTI
Për herë të parë, një kryeministër i Kosovës dhe një parti në pushtet, është vënë në mbrojtje të një personi me të cilin rëndojnë akuza të mëdha dhe që kalojnë kufijtë e Kosovës.
Sipas mediave sllovene, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka pranuar qindra-mijëra euro nga kompaia GEN-i me seli në Beogad në emër të shërbimeve këshillimore. Sipas televizionit slloven, Planet TV, rreth 600 mijë euro para cash janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ky i fundit thuhet se ka pasur rolin e “mushkës” apo transportuesit të parave. Në xhirollogarinë e MB Consulting, kompani në pronësi të Berishajt e regjistruar në Mal të Zi, nga GEN-i dega në Serbi janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro për çdo muaj, raportonin mediat.
Në këtë situatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shfaqur duke e justifikuar edhe skandalin rajonal financiar, ku u përfshi ambasadori Martin Berishaj.
Në një intervistë për televizionin nga Shqipëria, “Syri TV”, Kurti ka thënë se nuk ka kurrfarë korrupsioni.
“Nuk ka kurrfarë korrupsioni, përkundrazi do të ketë kallëzim penal e sqarim në gjykatë për shpifje të tilla. Ajo ishte pjesë e një fushate në Slloveni, ku kryeministri i hupi zgjedhjet dhe ajo e përfshiu ambasadorin e që nuk ka të bëjë asgjë as me të, as me Kosovën”, ka thënë Kurti.
Vënia nën mbrojtje e Martin Berishajt, nuk është rasti i vetëm për kryeministrin Kurti, i cili ka shkelur mbi “betimin” si opozitar se kur do të qeveriste me Kosovës ai nuk do të lejonte që të kishte në krah të tij njerëz mbi të cilët rëndojnë akuza të korrupsionit.
Përveç ambasadorit Berishaj, i cili dyshohet se u përfshi në një skandal ndërkombëtar të shpëlarjes së parave, Kurti ka marrë nën mbrotje publike edhe kryeshefin e KEK-ut, mikun e tij Nagip Krasniqin dhe mikun e tij tjetër, Ridvan Muharremin, i akuzuar për përfshirjen në dallaveret me rezervat shtetërore.
Lexo më shumë:
Duke ecur krah për krah në kryeqytetin boshnjak, Kurti i ka dhënë përgjigje edhe kërkesës shumë të vonuar të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që ambasadori Berishaj të shkarkohet nga pozita e tij si ambassador i Kosovës në Kroaci. / Demokracia.com /
Lexo me shumë: