Princ Harry foli për jetën në Shtetet e Bashkuara dhe vendimin e familjes së tij për të qëndruar në Kaliforni gjatë Samitit të përvitshëm “DealBook” në Nju Jork të mërkurën. Ai zbuloi se siguria dhe mbrojtja e familjes së tij, së bashku me të ardhmen e fëmijëve të tyre, ishin faktorë kyç në vendimin e tyre për të qëndruar në SHBA.
Princ Harry u zhveneos në Montecito, Kaliforni në verën e vitit 2020 pas largimit nga detyrat mbretëror.
“Unë e shijoj shumë jetesën këtu dhe rritjen e fëmijëve të mi këtu.”, tha ai.
Ai gjithashtu theksoi se ky stil jete në Kaliforni u mundëson atij dhe Meghan të angazhohen në aktivitete me fëmijët e tyre, Archie, pesë vjeç, dhe Lilibet, tre vjeç, të cilat sipas tij nuk do të ishin të mundshme në Mbretërinë e Bashkuar.
“Jam i përqendruar në të qenit burri më i mirë dhe babai më i mirë që mund të jem,” shtoi Harry, duke theksuar përparësitë e tij familjare.
Gjatë fjalës së tij në samit, Princi Harry gjithashtu diskutoi mendimet e tij mbi mediat sociale, veçanërisht në lidhje me fëmijët. Ai shprehu shqetësim për idenë e ndalimit të mediave sociale për të rinjtë, duke argumentuar se kjo mund të çonte në më shumë probleme, si konflikte familjare dhe konflikte në oborrin e shkollës. Megjithatë, ai theksoi se kompanitë e mediave sociale duhet të kenë standarde më të larta të transparencës dhe llogaridhënies.
Ky ishte një tjetër nga seritë e shfaqjeve publike të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, të cilët vazhdojnë të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi jetën familjare, sigurinë dhe sfidat e medias moderne.
Ndërkohë që Harry fliste, Meghan dërgoi një mesazh mbështetjeje për të pranishmit që ishin në një koncert bamirësie në Londër.
“Ju uroj të gjithëve një Krishtlindje të gëzuar nga familja ime te e juaja”, shkruante ajo në mesazh.