ShowBiz
Ana rikthehet në Big Brother për të kaluar një natë me Kevinin – puthje e përqafime mes çiftit
Demokracia
12:11 | 03 Dhjetor 2024

Share:

Kevin Edmond ka sakrifikuar 10 mijë euro nga çmimi i madh vetëm për të kaluar një natë me Ana Ejupin.

Vëllai i Madh ia mundësoi ish-banores që të hynte brenda për të ndenjur në një dhomë vetëm me Kevinin.

Me hyrjen në Big Brother, Ana u prit nga këngëtari me puthje e përqafime të shumta.

“Jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo.

Ata kanë biseduar për shumë gjëra duke folur edhe për ndjenjat ndaj njëri-tjetrit.

Ana i tregoi se kur kanë filluar ndjenjat e saj ndaj tij, por që ka qenë më e vështirë për të që të shprehej.

“E kam ditur që do t’ia vlejë”, i tha në një moment Kevini.

Ata kanë folur edhe për planet e tyre jashtë këtij reality shou.

Të ngjashme