ShowBiz
Suksesi i Ava Max promovohet në ‘Times Square’ në New York
Demokracia
11:18 | 18 Qershor 2021

Share:

Spotify i ka dedikuar një billboard artistes me origjinë shqiptare, Ava Max në sheshin ‘Times Square’ të New Yorkut, si shenjë suksesi për këngën “Sweet but Psycho”.

Hiti i saj “Sweet but Psycho” me të cilin debutoi në tregun ndërkombëtar i dha asaj suksesin e madh, duke u dëgjuar më shumë se një miliard herë në platformën e muzikës, Spotify.

Fotografinë e Times Square ku shfaqet portreti bardh e zi i Ava Max, i shoqëruar me përshkrimin “klubi i miliarderëve” e ka shpërndarë vetë këngëtarja në rrjetin social Instagram.

“Faleminderit secilit që ka dëgjuar ‘Sweet but Psycho’ mbi një miliard herë! Gjithashtu Spotify, klubi i miliarderëve”, ka shkruar Ava Max në Instagram.

Kujtojmë se kënga e fundit e Ava Max është balada “Everytime I Cry”. /Demokracia.com/

https://www.instagram.com/p/CQO7FS2l1cT/?utm_source=ig_web_copy_link

Të ngjashme